I ndjekin hajnat si nëpër filma deri në Luzhan dhe në fund i kapin

Dy çanta, njëra me dokumente dhe mbi 3 mijë euro dhe tjetra me 17 palë çelsa të veturave janë vjedh në auto-sallonin “Xhaviti” në fshatin Sibofc të Komunës së Podujevës.

Hajnat kanë tentuar serish sonte të vjedhin në këtë autosallon, mirëpo, janë zënë në flagrancë nga pronarët.

Dy të dyshuar për vjedhjen në këtë autosallon kanë dështuar të kryejnë veprën sërish, pasi janë zënë nga pronarët të cilët i kanë ndjekur deri në Lluzhan ku edhe i kanë kapur.

Mirëpo, njëri nga hajnat ka arritur të largohet, kurse me tjetrin po merret Policia.

Edhe Muzli Rrahamani, pronar i këtij autosalloni për Indeksonline ka treguar se si ka ndodhur në detaje rasti.

Ai ka treguar se pak minuta para iftarit ka vërejtur se si dy personat e dyshuar kishin hyrë brenda auto-sallonit dhe po tentonin të vjedhnin një veturë.

Kur të dyshuarit e kishin parë atë, ishin futur në veturën e tyre dhe po iknin.

Por, Rrahmani i kishte ndjekur nga pas bashkë me dy vëllëzerit e tij.

“U kanë ora dy tre minuta para iftarit. Janë ardh dy hajnat me qat gjipin që e kanë kry vjedhjen ma herët. Njani ka tentu me dhez një veturë. Unë i kam pa, edhe i kam bërtite. Kur me kanë parë ata, unë jam hy në BMW dhe jam nisë me i ndjek. Gjatë rrugës, ata kanë ndalë veturën, dhe njëri e ka nxjerrë armën. Unë e kam ndalë gazin, por ku kanë nisur përsëri ata, edhe unë pas tyre. Edhe vllanzia mi kanë qenë pas meje. Ka qenë 230 në orë dhe afër Lluzhanit, veturës së tyre i kanë shpërthyer turbinat dhe atëherë i kemi zënë. Por, njëri tha se dëshiron pak ujë se do i bjerë të fikt, dhe ka ikur. Ndërsa, tjetrin e kemi mbajtur deri sa ka ardhur Policia. Tani jemi në stacion policor për deklarata”, ka thënë Rrahmani./Indeksonline/