I nxehti afrikan, sot temperatura më e lartë 36C në Prishtinë, e 37C në Dukagjin

Vapa afrikane vazhdon të rrisë temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.

Sipas, Prishtina Weather, sot në Prishtinë deri në orën 16 u regjistruan temperatura prej 36C, po ashtu edhe nga rajoni i Anamoravës. Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës deri në orën 16 temperatura shënoj 34C.

Ndërsa nga Dukagjini temperaturat arritën deri në 37C, megjithëse orëve të pasdites në perëndim të vendit ka zhvillime të vransirave, që ndikojnë në rënie të temperaturave në momentin e raportimit periodik nga stacionet automatike të IHMK-së./