I nxehti ekstrem, kërkesë për 4 pushime gjatë lojës në Kupën e Afrikës

Ndeshjet e Kupës së Afrikës do të përbëjnë rrezik jo të vogël për shëndetin e futbollistëve.

Teksa i nxehti ekstrem ka pushtuar kontinentin afrikan, takimet e pasdites të këtij kompeticioni do të luhen në temperatura mbi 40 gradë celsius, kushte aspak normale për një ndeshje futbolli.

Si rrjedhojë, futbollistët kërkojnë të shtohen pushimet e shkurtra gjatë 90 minutave për të pirë ujë dhe për tu freskuar.

Federata afrikan e futbollit ka vendosur që loja të ndalet në minutën e 30 dhe 70 të takimit, por unioni i futbollistëve e sheh të domosdoshëm pushimin edhe gjatë minutës së 15 dhe 60-të për të shmangur dehidratimin.