I përjashtuar nga rrjetet sociale, Trump sfidon Twitter: Do krijoj platformën time

Donald Trump është bllokuar nga Twitteri që prej janarit të këtij viti. Megjithatë këshilltari i tij Jason Miller njoftoi se do të rikthehet shpejt madje me një platformë të krijuar prej tij.

“Do ta shohim presidentin Trump përsëri në mediat sociale brenda dy ose tre muajsh, me platformën e tij”, tha Miller për Foxnews, pa asnjë detaj më shumë.

Sipas Miller platforma e re e Trump do përfshijë shumë përdorues.

Llogaria e Trump në Twitter me mbi 88 milionë ndjekës iu bllokua për shkak të nxitjes së dhunës pas trazirave të mbështetësve të tij në Capitol Hill.

Artikulli i CNN u përshtat në shqip nga Tiranapost.al