I plagosuri në Fushë Kosovë, është vetëplagosur dhe është invalid i luftës së UÇK-së nga Komuna e Klinës

Burimet e Fokusi.info marrin vesh se personi që u plagos sot në orën 17:00 në Fushë Kosovë, është invalid i luftës së UÇK-së nga komuna e Klinës.
Sipas këtyre burimeve, ai e ka plagosur vehten dhe ngjarja ka ndodhur në banesën e tij përballë “Viva Fresh”, ndërsa disa qytetarë e kanë ndihmuar që të futet në makinë për ta dërguar në QKUK.
Poashtu nga këto burime mësojmë se personi në fjalë, jeton me qera dhe ka kushte të vështira ekonomike./Fokusi.info