I plas goma e kamionit, ndërron jetë një person në superstradën Lezhë-Milot

Një person ka humbur jetën këtë të premte në Lezhë. Korespondenti i Panorama bën me dije se një shtetas ka qenë duke fryrë gomën e kamionit në rrugë kur ajo ka plasur duke i marrë jetën.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Spitenit”, në superstradën Lezhë-Milot, pranë një servisi automjetesh.

Teksa ende nuk dihet identiteti i viktimës, pritet njoftimi zyrtar i policisë lidhur me rrethanat e ngjarjes.