I prekuri nga koronavirusi është i afërm i 77 vjeçarit nga Vitia

Është konfirmuar edhe një tjetër rast me koronavirus nga Ministria e Shëndetësisë duke dërguar në 3 numrin e të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Kjo është konfirmuar nga ministri i shëndetësisë, Arben Vitia.

“Sot me keqardhje ju njoftoj edhe me një rast të ri të infektuar me COVID-19, i cili është një prej të afërmeve të personit që u konfirmua dje me koronavirus, nga Stublla e Vitisë”, ka thënë Vitia në konferencën për media.