I riu fierak shënon super gol (Video)

Prej disa javesh Bashkia e Fierit dhe Fshf kane zhvilluar kampionatet e futbollit per vajza dhe djem, te shkollave 9 vjecare dhe te mesme. Sot eshte zhvilluar finalja e shkollave 9-vjecare per djem ku finaliste kane qene shkolla “Naim Frasheri” dhe shkolla “Liri Gero”. Kjo e fundit ka dominuar ndeshjen dhe ka fituar me rezultatin 3 me 1 duke fituar keshtu trofeun e shkolles me te mire.

Nje prej golave eshte shenuar mjeshterisht nga i riu Andi Mezani i shkolles Liri Gero.
Nga nje goditje denimi me nje gjuatje tipike te futbollistit Messi, dhe me kemben e majte, Andi ka shenuar nje gol shume te bukur duke fituar brohoritjet e bashkemoshatareve te tij te cilet kishin ardhur per ta mbeshtetur.

Shijojeni kete gol: