I riu rrëfehet nga burgu: Kështu i kryenim grabitjet në Kosovë (Video)

Ekipi i emisionit “Udhëve” ka arritur ta intervistojë prijësin e këtij grupi i cili është duke vuajtur dënimin në burgun e Dubravës.
Ka qenë vetë insistimi i të dënuarit që të mos i fshihet identiteti gjatë transmetimit të emisionit.
Ky është 20 vjeçari Labinot Gashi nga qyteti i Pejës i njohur me pseudonimin “Mbreti i Rrugës” e që këtë pseodonim thotë se e ka marrë për shkak të kaluarës së tij.
Labinoti ka rrëfyer për disa grabitje që i ka bërë bashkë me grupin e tij.
Ne kemi siguruar video-incizimet e kamerave të sigurisë për njërën nga këto grabitje që flet ai. Bëhet fjalë për një grabitje në një barnatore në qytetin Prizrenit.
Siç shihet edhe në video-incizim personi i cili mbanë në duar pistoletën është Labinot Gashi ndërsa pjesëtarët tjerë të grupit janë të pajisur me sopata e thika.