I shqiptoi një gjobë në trafik, rrahet polici në Gjilan

Një burrë nga Gjilani, është arrestuar nga Policia, meqenëse ka sulmuar një zyrtar policor, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ai e ka sulmuar policin pas shqiptimit të një gjobe në trafik.

“Rr.Zija Shemsiu, Gjilan 22.01.2021, 18:30. Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti pas shqiptimit të një gjobe në trafik ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.