Daka flet pas takimit me Presidentin Thaçi

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka dhe presidenti Hashim Thaçi, sot diskutuan për afatet kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve dhe buxhetin.

Mëngjesin e sotëm Daka e Thaçi mbajtën takim në të cilin u diskutua mundësia e shkuarjes në zgjedhje. Pas takimit, Valdete Daka u prononcua për media.

“U diskutua për afatet kushtëtuese në qoftëse mbahën zgjedhjet. Ato janë èështje që diskriutohen pasi të shpallen zgjedhjet nëse shpallen KQZ këkron mjetet e nevojshme nga qeveria dhe vendoset për buxhet sepse ky muaj ka qenë vit zgjedhor dhe nuk e kemi pas buxhëtin e nevojshëm”, tha Daka.

Ajo tha se nuk është folur për datën e zgjedhjeve.

“Nuk u diskutua për datë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme ne gjithmonë kemi opsione tjera”, përfnduoi ajo.