I thyen xhamat e selisë, Balla akuza të forta ndaj Berishës, Bashës, Kryemadhit e Metës: Jeni pjesë e organizimit të dhunës

Protesta e qytetarëve ka precipituar në dhunë, ndërkohë që kanë thyer e djegur çfarë u ka dalë para, ndër to edhe selia e Partisë Socialiste.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS ka dënuar dhunën, ndërkohë që ka hedhur akuza mbi opozitën duke u drejtuar gishtin si organizator të dhunës.

“Sa kohë Sali Berisha të drejtojë PD, kjo parti do të ketë vizion rremujen, program vandalizmin dhe ekip katrahuren! Lulezim Basha ku je futur? Dil dhe distancohu nga dhuna apo s’e ben dot, s’ke faj! Sepse je ti pjese e organizimit te dhunes bashke me Moniken e me Ilirin, teksa derguat FRPD tende dhe ca nga ata te tiganit te Jales te godisnin me gure seline e Partise Socialiste”, shkruan Balla.