I vunë tritol në makinë përpara tre muajsh, e ekzekutojnë sot në mes të qytetit

Një tjetër vrasje është shënuar sot, pas asaj të Fierit ku mbeti viktime një 23-vjeçar nga goditjet me thikë.

Burime paraprake për Top Channel, raportojnë se ngjarja e radhës është regjistruar në Rrëshen dhe viktimë ka mbetur Tonin Gjini, ku përpara tre muajsh i kishin vendosur tritol në automjet.

Si i shpëtoi sulmi sulmit me tritol përpara tre muajsh

Në maj të 2019, Tonin Gjini arritur që t’i shpëtojë atentatit me tritol. Atë kohë, persona ende të paidentifikuar i kishin vendosur viktimës së sotme një sasi të konsiderueshme tritoli poshtë automjetit të tij tip Benz. Në momentet që Gjini hipën në makinë, pikas lëndën plasëse dhe i alarmuar njoftoi policinë. Ko e fundit lajmëruar ndërhyrjen e Forcave Xheniere nga Tirana, ku bënë të mundur shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse./Top Channel/