I zunë skelet në Gjilan, fëmija lirohet për në shtëpi, e ëma ndalet në spital

Pas rrëzimit të disa skeleve në qytetin e Gjilanit, lëndime trupore kanë pësuar një grua dhe fëmija i saj.

Arsim Emini, ushtrues i detyrës së  Drejtorit të Përgjithshëm i Spitalit të Gjilanit, ka konfirmuar për Klan Kosova se fëmija pas kontrolleve mjekësore është liruar për në shtëpi, kurse e ëma është ndalë në spital për kontrolle.

Ndonëse nuk është liruar, konfirmohet se edhe gruaja është në gjendje të mirë shëndetësore.