VIDEO/Ekzekutimi i 39-vjeçarit në Elbasan: Gjendet i djegur 1 automjet, dyshohet të jetë i autorëve

Një automjet i djegur është gjetur në aksin rrugor Elbasan-Papër, pasditen e së hënës. Abcnews.al raporton se dyshohet që i përket autorëve të vrasjes së ndodhur në lagjen “28 Nëntori”.

Kujtojmë këtu se të shtëna me armë janë regjistruar këtë pasdite në Elbasan. Abcnews.al mësoi se një person është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej në makinën e tij.

Viktima është identifikuar si Emiliano Ramazani, 39 vjeç me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Ndërkohë, policia ka nisur informacionin paraprak për këtë ngjarje, ku njofton se janë ngritur postblloqe të shumta në pikat hyrëse dhe dalëse të Elbasanit.

Njoftimi:

Elbasan/Informacion paraprak

Në Elbasan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E. R. 39 vjeç

Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të autorëve, po bëhet rrethimi i zonës nga dyshohet se mund të jenë larguar autorët, si dhe janë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nsiur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/