Tërmkolli pasi e dëgjon Agim Veliun: Ai është një hipokrit, LDK-ja me mendësi komuniste

Nuk iu lejua fjala para delegatëve të Kuvendit Zgjedhor të LDK’së. Melihate Tërmkolli , ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së ka vazhduar të thotë se LDK’ja është bërë parti e sistemit komunist. Tërmkolli në një intervistë për T7 u mor edhe me deklaratat e Agim Veliut i cili tha se në LDK ka mundur që të kandidojë secili për kryetar partie. Këto deklarata të Veliut, Tërmkolli i quajti hiportike.

“Është hipokrizi ajo se çka foli Agim Veliu rreth procesit.”, ka deklaruar ajo.

Tutje ajo tha se procesi i sotëm përmes së cili Mustafa u rizgjodh kryetar i LDK’së, ia kaloi edhe periudhës komuniste.

“Me procesin që e zhvilluan LDK’ja sot, ia kaluan edhe sistemit komunist. Unë kam qenë edhe në vitin 1989, bilez fjalën ma kanë dhanë. Sot kolegët aty që ishin as fjalën nuk ma dhanë. Nuk e di pse kishin nevojë. Unë iu thash nuk e di pse po frikoheni. Unë i thash po dua që të flas për pikën e parë”, ka thënë ajo në T7.

Tutje ajo sqaron se çka kishte dashur që të flas para delegatëve.

“Thjeshte nuk u lejua që njerëzit ta thonë fjalën e tyre. Në mënyrën më njerëzore u ofrova. Kur e panë ata një situatë të tillë. Është shumë e dhembshme me pa veprime të tilla në partinë e parë demokratike në të gjithë hapësirën shqiptare- në LDK, me degradua deri në këtë masë është diçka e pakuptueshme. Kryesia e punës ma pamundësoi fjalën. Unë u ngrita në këmbë. E pan që të gjithë. Sot u pa procesi ishte një montim i plotë”, ka deklaruar ajo.