Igli Tare në garë për çmimin e rëndësishëm

Ish sulmuesi i kombëtares shqiptare, Igli Tare vijon të mahnisë me menaxhimin që i bën ekipit italian, Lazio.

Paraqitjet fenomenale të kryeqytetasve e kanë kthyer shqiptarin në një ndër drejtorët sportiv më të mirë në qarkullim. Këtë e konfirmon edhe fakti që Tare gjendet në mesin e kandidaturave për çmimin që do të akordohet në Dubai ” Drejtori më i mirë sportiv”.

Më 28 dhjetor, Tare do të garojë për titullin me Andrea Berta (Atletico Madrid), Eric Abidal (Barcelona) dhe Marc Overmars (Ajax). Inzaghi, nga ana tjetër, do të jetë një nga të ftuarit në ceremoni së bashku me lojtarët dhe trajnerët .

Megjithatë, kjo nuk do i shërbejë ish bomberit vetëm për të tërhequr ose jo çmimin, por edhe për tregun e futbollistëve, duke pasur parasysh afërsinë me merkaton e janarit.