IKSHP u bënë thirrje qytetarëve që të kenë më shumë kujdes gjatë dy javëve të ardhshme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë sa më shumë kujdes në dy javët e ardhshme.

Sipas IKSHP-së, dy javët e ardhshme të muajit prill janë shumë të rëndësishme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Njoftimi i plotë:

NE MUNDEMI BASHKË ME JU!

Qytetarë të dashur! Ju lutem përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Tani ju mund të na ndihmoni shumë duke qëndruar në shtëpi!

Ne situatën epidemiologjike po e mbajmë duke e frenuar me një fre duke bërë xixa!

Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme me ndihmën tuaj.

Andaj, na ndihmoni ta frenojmë bashkë me forcë të përbashkët

Virusi nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët virusit që të vij tek ju!