Këtë fundjavë pritet të ketë reshje shiu dhe bore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë me dije se në fundjavë pritet të ketë reshje shiu dhe bore.

“Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga veriu.

Si pasojë e depërtimit të këtyre masave të ajrit do të ketë ulje në fushat termike në të dy vlerat ekstremale, gjithashtu pritet të ketë reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje dhe veriperëndimi me shpejtësi1-8m/s”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.