Ilir Latifi sonte rikthehet në kafaz, këto janë detajet

Ilir Latifi qoftë për shkak të lëndimeve, qoftë për shkak të një humbjeje, ka pasur më pak vëmdnje të medieve dhe më nuk përmendet si pretendent për titull bote në UFC në asnjërën kategori.

Por, ky luftëtar i MMA, që garon me shtetësi suedeze, sonte e ka rastin ideal, mbase të ufndit që të ringjall karrierën e tij dhe të synojë edhe një herë majën e renditjes botërore.

Latifi do të përballet me luftëtarin zviceran me prejardhje turke Volak Ozdemir në duelin që zhvillohet në Uruguai dhe që është shtyre disa herë, për shkak të lëndimeve dhe riaranzhimeve.

Latifi, tashmë 36 vjeçar, ka humbur nga Anderson në duelin e tij të fundit dhe që nga dhjetori i 2018-ës nuk ka zhvilluar asnjë duel, kurse Ozdemir është po ashtu në pozitë të palakmueshme.

Në janar të vitit të kaluar ai sfidoi Daniel Cormierin për titull, në taë që ishte paika më e ndritshme në karrierën e tij, shkruan Insporti, duke shtuar se pasi e humbi atë duel, Ozdemir u mund edhe nga Smith dhe Reyes.

Nëse ndaj Latifit e pëson humbjen e katërt me radhë, për këtë 30 vjeçar, rruga e kthimit do të jetë shumë shumë e gjatë.

Dueli pritet të zhvillohet sonte, pas orës 23:00 sipas kohës sonë.