Kosova mposhtet nga Austria

Ka përfunduar ndeshja në mes të Austrisë dhe Kosovës U21.

Djelmoshat e Rafet Prekazit kanë pësuar humbje të thellë nga austriakët me rezultat 4:0.

Vendasit shënuan nga dy gola në çdo pjesë. Gjatë pjesës së parë për vendasit shënuan Raguz dhe mesfushori i Ëerder Bremenit, Friedl.

Ndërsa në pjesën e dytë, golat i shënuan, Lovric dhe Friedl që shënoi golin e dytë personal në ndeshje.

Kosova me këtë humbje mbetet në pozitën e tretë, por tanimë ka 6 pikë më pak se Austria dhe Anglia, të cilat kanë nga 12 pikë.