Përballje kampionësh: Feronikeli i’u shkon në konak “Shenjëtorëve të rinj”

Kampioni i Kosovës në futboll Feronikeli do të zhvilloj sonte me fillim prej orës 20:00 ndeshjen e vlefshme për fazën kualifikuese ndaj kampionit të Uellsit The New Saint.

Takimi do të jetë i vlefshëm për fazën kualifikuese të Champions League.

Rezultati në këtë takim është shumë i vlefshëm, pasi ka edhe një ndeshje e cila do të zhvillohet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe një rezultat i mirë do të e lehtësonte kalimin tutje të “Tigrave të zi”.

Skuadra është dukur në formë të mirë dhe e çlodhur nga udhëtimi për në shtetin e Uellsit, duke performuar me intensitet të lartë në stërvitjet e sotme.

Atmosferë e mirë qëndron edhe në shtabin teknik, përveq asaj te futbollistët, njofton skuadra e Feronikelit përcjellë Klan Kosova.