Me kualifikimin e sotëm Ballkanin bëhet milioner, ja sa para ka fituar

Kualifikimi i Ballkanit në Fazën e Grupeve në Ligën e Konferencës përveçqë është një arritje historike, ajo sjell të ardhura të majme për skuadrën kosovare.

Afërsisht 4 milion euro do t ‘i marrë kampioni i Kosovës.

Ajo vetëm për kualifikim në fazën e Grupeve do të fitoj hiq më pak sesa 2.8 milionë euro, pa i llogaritur të ardhurat tjera që i ka fituar deri në fazën Play-off.

Për çdo pikë të fituar në Ligën e Konferencës, fazën e Grupeve Ballkanit i fitojnë 166 mijë euro.

Pra 2,8 milionë është shifra fillestare për kalim në grup dhe ajo mund të rritet rrugës.