Infektiologu kosovar del pozitiv me Covid19

Infektiologu Izet Sadiku është infektuar me koronavirus.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook dhe ka treguar se do të vetizolohet për 14 ditë.

“Sot pas disa simptomave gjate kujdestarise se mbremshme jam testuar dhe kam rezultuar pozitiv me COVID19.

Do te vetizolohem per 14 dite dhe do ti ndjek rekomandimet te IKSHPK”, tha ai.