Infektohet foshnja 1 muajshe, rasti më i ri me COVID-19 në Shqipëri

Një foshnje vetëm 1 muajshe është infektuar nga koronavirusi në Tiranë.

Foshnja është personi më i ri i prekur nga koronavirusi deri më tani në Shqipëri, e cila është dërguar dje tek pediatria në QSUT, më pas i është bërë tamponi dhe ka dalë pozitiv me Covid-19.

Mjekët dyshojnë se mund ta ketë marrë nga nëna, të cilës i është marrë tamponi e pritet të dalë përgjigja.

Sot janë konfirmuar 82 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Koronavirusi është përhapur në spitale, institucione publike, çerdhe, por edhe në shuë zyra të tjera.