Inspektorati i Punës përballet me mungesë stafi

Inspektorati i Punës sot mbajti konferencë për shtyp ku u shpalosën angazhimet e tyre për vitin 2019.

Aty u bë e ditur se në vitin që po e lëmë pas kanë humbur jetën 11 persona në vend të punës.

Inspektorati ka gjithsej 37 inspektorë dhe ky numër sipas tyre është pak pasi që ka shumë biznese në Kosovë, prandaj kërkojnë shtim të numrit të stafit.

“Këtë vit kemi realizuar 10 mijë inspektime. E kemi tejkaluar targetin tonë me 500 inspektime më shumë se vitin e kaluar”.

“Po ashtu janë bërë 110 inspektime me institucione të tjera si p.sh. policinë. 1800 të punësuar janë të legalizuar nga Inspektoriati i Punës”, deklaroi ushtruesi i detyrës së drejtorit të këtij inspektorati, Valon Leci, i cili shtoi se kanë pasur edhe mijëra ankesa për shkeljet që u bëhen punëtorëve.