Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Kemi marrë dritën jeshile, Bullgaria po bllokon procesin

Në një intervistë për median franceze “France24” kryeministri Edi Rama ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE.

Për kreun e qeverisë shqiptare, vendi ynë po pengohet për t’u ulur në konferencë e parë ndërqeveritare për shkak të situatës mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Po, jemi në një situatë mjaft absurde për t’ju thënë të vërtetën, sepse për momentin Shqipëria është si një dëm kolateral i një situate konfliktuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pasi ka marrë dritën jeshile jo vetëm nga Komisioni, por edhe nga Këshilli Evropian, Bullgaria ka nxjerrë nga xhepi kërkesat me karakter historik dhe identitar ndaj Maqedonisë së Veriut dhe procesi mbetet i bllokuar. Siç e dini, Këshilli Evropian bllokohet lehtësisht vetëm me një veto të njërit prej anëtarëve të tij”, tha kryeministri për televizionin francez.