Interi mund Tottenhamin me penalti (video)

Interi dhe Tottenham nuk prodhuan asnjë fitues në miqësore brenda 90 minutave duke e mbyllur në barazim 1-1, por nga pika e bardhë do të triumfonin zikaltrit.

Ndeshja nisi me një ritëm të lartë dhe Lucas shënon golin e avantazhit në aksionin e parë të vendasve. Inter mundohet të sulmojë dhe pas disa tentativave arrin të barazojë rezultatin në minutën e 36-të me Sensin.

Ishte një kombinim fantastik me Espositon dhe mesfushori i blerë këtë verë e ka pasur të thjeshtë ëpr të shënuar.

Ishin penalltitë ato që vendosën fituesin, teksa Handanovic i dha fitoren ekipit të tij me rezultatin 4-3.

https://www.youtube.com/watch?v=JrDMvk_SnCA