Ironizon Ahmeti : Çka na vyn gjermani me ndreq blloqe kur e kemi Kurtin

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, lidhur me një deklarimin e Kurtit në Kuvendin e Kosovës për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ahmeti ka shkëputur një pjesë të deklaratës së Kurti ku shpjegon gjendjen në bllokun B2.

Tutje, Ahmeti ka pyetur se çfarë po na duhet eksperti gjerman për rregullimeve e problemeve në KEK kur e keni Kurtin.

Satusi i tij i plotë:

“…por ka ra turbina. A e kuptoni? Lopatat e rrotorit të gjeneratorit B2 janë copëtuar, për shkak se shtypja e avullit, në vend që të jetë 120 bar sipas specifikacionit, ka qenë 90 bar. Edhe avulli ka qenë me lagështi më të madhe edhe i ka copëtu lopatat e vjetëruara…!” Kurti në kuvend në shpjegimin pse ska rrymë

Pyetja e qytetarëve është se a je tu fol për lagështinë Absolute, Relative apo specifike të Avullit. Në qoftë se jeni tu fol për atë absolute duhet me na tregu sa gram për metër kub ka qenë që e paska prish lopatën kështu.

Në qoftë se ka pas me qenë shtypja 120 e ka qenë 90 e e ka prish lopatën kjo i bjen që me pas qenë 120 me lagështi absolute më të lartë na duhet me qenë të lumtur se paska pas me i prish edhe dhomt e bojlerit.

Përnime e keni a? Çka po na vyn gjërmant me ndreq blloqe?”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.