Ironizon Syla: ‘Gërrnaçat’ kanë nisë t’i ndërrojnë fjalët pas liberalizimit të vizave

Gazetari Valon Syla ka thënë se diaspora ka filluar t’i ndërrojë fjalët pas liberalizimit të vizave.

Ai ka ironizuar me situatën, duke thënë se ata po deklarojnë që “kur vini duhet me pasë pare”.

Në një postim në “Facebook”, ai e ka përmendur edhe kryeministrin Albin Kurti duke u shprehur: “Hajt se ja u çojmë Albin Kurtin e ja u ndreq atje, se fort e doni”.

“Gërrnaçat janë kanë nisë me i nderru fjalët mas liberalizimit të vizave? S’po thojnë ma po ju majna në Kosovë, por kur vini duhni me pasë pare. Edhe snu ka bo qefi për liberalizimin… se tash i shohin kushëritë tyne sa kanë rrejtë e qysh jetojnë. Hajt se ja u çojmë Albin Kurtin e ja u ndreq atje, se fort e doni”, ka shkruar Syla.