Isa Mustafa i reagon ashpër Haradinajnt pasi e quajti të shkretë dhe të mjerë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa,ka reaguar ashpër ndaj Daut Haradinajt pasi e ka quajtur të shkretë dhe të mjerë, pasi ky i fundit akuzoi se ishte Mustafa që nisi idenë për shkëmbim territoresh.

Mustafa ka thënë se në qeverisjen e tij nuk është biseduar as zyrtarisht, e as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh, ai e ka ftuar Haradinajn që të argumenton fakte dhe mos të flasë të pavërteta në media.

Ai ka shkruar se ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar e as trajtuar dhe i ka rikujtuar Haradinajt se është kryetari i partisë më të fuqishme në Kosovës, LDK’së.

Postimi i plotë nga Mustafa:

Të nderuar qytetarë

Në qeverisjen time nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh.

Ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar dhe nuk janë trajtuar. Në qoftë se dikush i ka pasur në kokë, unë nuk ia kam lexuar dhe as që do të dëshiroja t’ia lexoj.

E kuptoj frustrimin e para zgjedhjeve dhe logjikën për të spërkatur në të gjitha anët, por duhet të kemi një minimum etike dhe sinqeriteti. Kjo vlen edhe për z. Daut Haradinaj i cili dje deklaroi se ideja për ndryshim territoresh ka lindur në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës.

Minimumi që duhet të thoshte z. Haradnaj është një fakt i vetëm se kjo është përmendur dhe ka ndodhur gjatë qeverisjes time. Nuk mahitem me Dautin me etiketime si të shkretë apo të mjerë, sepse e përkujtoj se jam lider i partisë më të fuqishme në Kosovë, por e ftoj që garën ta zhvillojë në rrafshin e argumenteve. Mos të shërbehet me të pavërteta.