Isa Mustafa përkujton Tahir Zemajn në 17 vjetorin e vrasjes së tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar kolonel Tahir Zemajn në 17 vjetorin e vrasjes së tij.

Mustafa e ka cilësuar Zemajn si ushtarak dhe udhëheqës të dalluar në luftën e Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, transmeton Klan Kosova.

“Tahiri u dekorua me ‘Medaljen e Artë të Nënës Terezë’ nga Presidenti Historik Ibrahim Rugova, ‘Heroi i Kosovës’ nga Presidenti Sejdiu dhe ‘Nderi i Kombit’ nga Presidenti Nishani. Tahiri ishte figurë kyçe në Forcat e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, të themeluara nga Qeveria që vepronte në emigrim, me miratimin e Presidentit Historik Ibrahim Rugova”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.