Hovenier: Sulmuesit nuk ishin qytetarë të zakonshëm, ata ishin profesionist dhe të trajnuar

Ambasadori amerikan deklaroi se sapo doli nga takimi me Presidenten Vjosa Osmani, ku diskutuan për ngjarjet e fundit në Kosovë.

Ende po përpiqemi të zbulojmë se çfarë ka ndodhur me saktësi, prandaj nuk mund të supozojmë, Policia e Kosovës së bashku me forcat e sigurisë së SHBA-ve po punojnë së bashku në mënyrë që të zbardhet e gjithë ngjarja që ndodhi të dielën.

”Ka qenë një sulm dhe incident shumë i madh. ShBA po punon ngushtë me Kosovën. E dimë që ka qenë sulm nga një grup i trajnuar mirë me pajisje ushtarake. E dimë se janë vrarë disa nga sulmuesit e se disa kanë ikur”.

”Por, autoritetet serbe thanë se ata e kanë humbur forcën e se do ta përdorin këtë për sulme të tjera. Duhet t’i ruajmë energjitë, pajisjet që janë sekuestruar dhe strategjitë që po punojmë”.

”Ky është një grup i trajnuar dhe i organizuar dhe është dikush pas tyre që i ka pajisur me armatim të rëndë”.

”Ka pasur një koordinim të fortë mes Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it. Ky ishte një sulm i madh ndaj Kosovës me pasoja tragjike”.