Isa Mustafa shemb shtëpinë (foto)

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar se ka shembur shtëpinë.

“Në këtë shtëpi, deri dje, jetuam me familjen time mbi dyzetë vite, e në këtë truall nga viti 1956. Këtu lindën Arbeni, Afërdita, Besniku. Lindi edhe Blerina, vajza e tim vëlla”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Sot shtëpia ime shembi shtatin në bredhat që e rrethuan”, ka shtuar ai.