Ish ambasadori amerikan në Serbi kërkon nga SHBA dhe BE heqjen e ndihmës financiare për Kosovën

William Montgomery, ish ambasadori amerikan në Serbi, ka deklaruar se ka nevojë që SHBA-të dhe BE-ja të sanksionojnë Kosovën.
Sipas tij përderisa nuk ka dënime specifike, siç mund të jetë heqja e ndihmës financiare “shqiptarët e Kosovës nuk do të heqin dorë nga sjellja e tyre aktuale”.
“Ajo që po kërkoj nuk janë fjalë dhe masa ndëshkuese, por hapa konkret siç është heqja e ndihmës financiare. Derisa SHBA-të dhe BE-ja nuk janë të gatshëm t’i dënojnë ata, shqiptarët e Kosovës nuk do të heqin dorë” ka thënë Montgomeri për Tanjug