Ish-deputeti i VV-së për Kurtin: Një psikopat i Kosovës nuk e bën Sekretarin e shtetit naiv

“Mendoj se jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar, e edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”, kjo deklaratë e kryeministrit, Abin Kurti drejtuar sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, për ish deputetin e VV-së, Florin Krasniqin është e “pafalshme”.

Krasniqi në “Debat Plus” duke komentuar këtë deklaratë të Kurtit drejtuar Blinkenit ka thesar se “një psikopat i Kosovës Sekretarin e shtetit naiv”.

“Ai i ka thënë, por, ajo nuk ë bën. Në qoftë se një injorant i tipit të kryeministrit tuaj që mundet me shku deri në psikopati. nuk e bën një psikopat i Kosovës Sekretarin e shtetit naiv. Nuk është naiv. Kam thënë përpara dhe vazhdojë me e thënë se njeri që ka guxim dhe aftësinë ose jo aftësinë prej pozitës të kryeministrit të Kosovës me quajt Sekretarin e shtetit naiv, është diçka në mes të komediko-tragjikes për Kosovës. Në njërën anë prej show-ve të natës është komedi, por, realitetin politik është tragjik. Nuk mundet kryeministri i Kovës në asnjë rrethanë tu e marrë parasysh historinë 25 vjeçare të Kosovës, edhe kontributin tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pa marrë parasysh rrethanat me quajt naiv është e pafalshme”, ka thënë Krasniqi.