Ish-deputeti Sejdiu: Cila është zgjidhja, presidenti a zgjedhjet e reja?

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu ka reaguar lidhur me situatën politike të krijuar së fundi në vend, duke thënë se forcat politike duhet të tregojnë se cila është zgjidhja lidhur me postin e presidentit.

Sejdiu tha se edhe pse është ora 09:00 e mëngjesit, askush nuk po e tregon cila është zgjidhja, president apo zgjedhje.

Ai si për ironi tha se duhet të jenë më aktiv, më të gjallë, në mënyrë që të fokusohen zgjedhje apo president.

Postimi i plotë:

Ma gjallë, më gjallë…

Ora 09:00 e ju ende askush nuk po na tregoni cila është zgjidhja!

President, zgjedhje, apo naj ide krejt të re për shembull president apo zgjedhje!?

Hajde pak ma gjallë…