Ish deputetja e VV’së Dërguti, ironizon me Kurtin: Patriarkët kundër patriarkatit

Ish nënkryetarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka bërë një postim në profilin e saj në Facebook në lidhje me marshin e sotëm për 8 mars ku denoncohej sistemi patriarkal.

“Patriarkët kundër patriarkatit.” – ka shkruar ajo, derisa i ka vendosur edhe disa figura ku duket se qeshet.

Si duket, znj.Dërguti me një koment të tillë ka sulmuar Albin Kurtin, i cili ka ndërtuar kultin e personalitetin në partinë e tij. PSD, pjesë e të cilës dikur kishte qenë Dërguti, kishte pasur parullën “S’ka babë, ka ide” për ta kundërshtuar kultin në fjalë.

Kurti merr pjesë për herë të parë në marshin e 8 marsit, pasi që më herët nuk kishte dashur të lëndonte pjesën e madhe të votuesve praktikues myslimanë në këtë parti.