Aurora Bakalli premton mbështetje ligjore për sportistët (video)

Përmes një video-postimi, Prof. Ass. Dr. Aurora Bakalli, e cila garon për deputete me numër 39, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, premtoi mbështetje ligjore për të gjithë sportistët, të cilët gjatë karrierës lëndohen dhe, si pasojë, u ndërpritet karriera.

“Në mandatin e ri, ju garantoj se do të angazhohem që sportistët, të cilëve, larg qoftë, u ndërpritet ëndrra për shkak të lëndimeve gjatë karrierës së tyre, t’u bëhet zgjidhje financiare përmes ligjit.” – tha ajo ndër të tjera.

Aurora Bakalli, gjatë mandatit të saj si deputete, ndër të tjera njihet edhe si iniciatore dhe hartuese e Ligjit të Obiliqit, përmes të cilit kjo komunë merr mbi 4 milion euro shtesë në vit. Ajo është me profesion internistë kardiologe, punon në QKUK dhe është vajza e ortopedit të njohur, Bedri Bakalli. Për më shumë, ndiqeni videon në vijim: