Ish-pjesëtarët e TMK’së kërkojnë pensione sa të FSK’së

Në kohën e luftës, ishte shef i shtabit në Zonën operative të Drenicës. E pas përfundimit të saj, Xhemajl Bejta punoi si nënkolonel në akademinë “Hamëz Jashari”.

Ndërkohë në vitin 2007 ai së bashku me 85 pjesëtar të TMK’së, u pensionuan.

Por, tani Bejta thotë që kur një pjesëtar i FSK-së me të njëjtën gradë pensionohet , merr pension shumë më shumë.

E kjo po i duket e padrejtë ish ushtarakut.

Bejta thotë që disa herë kanë marrë premtime që pensionet e tyre do të rriten

Por një gjë e tillë, deri me tani nuk ka ndodhur.

Ndërkohë, për këtë çështje, T7 ka pyetur edhe në Ministrinë e Financave dhe Trasnfereve.

Nga kjo ministri, kanë thënë se shuma e pensioneve llogaritet në bazë të elementeve të kërkuara në ligjin për pensionet e pjesëtarëve të trupave mbrojtëse të Kosovës.
Kurse nga Departamenti i Pensioneve, kanë thënë se përmbushja e një kërkesë të tillë, tani nuk mund të bëhet.

Kjo për shkak, se këto dy kategori, dalin në pension me dy ligje të ndryshme.

Në fund, Xhaferi thotë se Departamenti i Pensioneve është i hapur për të pranuar çdo ankesë nga çdokush që mendon se i është bërë.