Ish-prokuror i Departamentit të Mbrojtjës në SHBA: Kush është Gregory W. Kehoe, avokati i ardhshëm i Thaçit?

Gregory W. Kehoe me gjasë të madhe do të udhëheq me mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pasi ky i fundit ka kërkuar një gjë të tillë më 18 maj dhe në të njëjtën ditë, avokati David Hooper ka paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake dorëheqjen nga pozita e avokatit kryesor në ekipin e mbrojtje së Thaçit, shkruan Gazeta Metro.

Në njoftim konfirmohet, kërkesa e Thaçit, dorëheqja e Hooper dhe nënvizohet se Kehoe ka pranuar kërkesën për të udhëhequr me mbrojtjen e ish-presidentit Thaçi.

Kush është Gregory W. Kehoe?

Me më shumë se 30 vjet përvojë, Gregory W. Kehoe ka një praktikë kombëtare dhe ndërkombëtare që përqendrohet në përfaqësimin e individëve, korporatave dhe institucioneve financiare. Kjo përfshin përfaqësimin para gjykatave federale, shtetërore dhe ndërkombëtare. Kehoe, ka përfaqësuar edhe ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina deri në pafajësinë e tij të plotë para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Kehoe, gjithashtu ka përfaqësuar ish-gjeneralin Mohammed Hussein Ali përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, gjë që çoi në rrëzimin e të gjtha akuzave që rëndonin mbi të.

Kehoe ka punuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA si prokuror për mbi 20 vjet me çështje të ndryshme të vendosura në Amerikë, Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut. Ndërsa ka shërbyes edhe si ndihmës i avokatit të shtetit të SHBA-ve. Ai ishte përgjegjës për ndjekjen penale të një numri çështjesh të profilit të lartë që përfshinin institucionet financiare dhe akuzat e mashtrimit të korporatave si dhe akuzat për raketim.

Kehoe gjithasht ka drejtuar ekipin e avokatëve dhe hetuesve që këshilluan Tribunalin Special të Irakut, një gjykatë ad hoc e formuat për të ndjekur penalisht Saddam Hussein dhe anëtarët e ish-regjimit të tij.

Kehoe ka shkollim të lartë në fushën e drejtësisë dhe gjithashtu ka çmime të shumta dhe mirënjohje për punën e tij në çështjet e drejtësisë.