Ish prokurori Agron Matjani dyshohet se i preu venat në vaskë

Ish prokurori i Krimeve të Rënda, Agron Matjani dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

I ndjeri është gjetur i vdekur në mëngjesin e sotëm nga bashkëshortja, në vaskën e banjos në banesën e tij në Prizren.

Gazeta Sinjali mëson se prokurori Matjani ka prerë venat e këmbës me zhiletë gjë që ka rezultuar edhe me vdekjen e tij.

Ai më herët ishte prokuror në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjakovës derisa u shkarkua nga kjo përgjegjësi për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Gjatë detyrës si prokuror, ai trajtoi raste nga më të ndryshmet dhe nga më të rëndat, siç është edhe ai i vrasjes makabre të gruas dhe vajzës nga Pjetër Nrecaj.

Së fundi, Matjani ishte ulur edhe vetë në bankën e të akuzuarve.