Ish-prokurorja e Eulexit rrëfehet në Kosovë: Kriminelët e vërtetë janë akoma në ikje

Ish prokurorja e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh e cila kishte sinjalizuar për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar në një konferencë për media në Prishtinë ka njoftuar në detaje rastin e saj gjatë kohës sa ishte në EULEX.

Ish – prokuorja e Eulexit, Mariah Bamieh
Ish-prokurorja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh, të shtunën përmes një konferenceje për media në Prishtinë, e ka rrëfyer historinë e saj para mediave.

Bamieh, e cila ditë më parë e kishte fituar rastin në gjykatën e Britanisë, ka treguar në mënyrë kronologjike historinë e saj, sa ishte prokurore në misionin ndërkombëtar të Eulexit në Kosovë.

Edhe pas shumë viteve, sipas Bamieh, kriminelët janë të lirë dhe nuk janë marrë masa ndaj tyre.

“…kriminelët e vërtetë janë akoma në ikje. Dhe ata që kishin keqpërdorur pozitën në Eulex, dhe ata të cilët kishin keqpërdorur pozitën e tyre në Bruksel, nuk janë thirrur asnjëherë para përgjegjësisë”, ka deklaruar ajo.

Bamieh, e ka rrëfyer rastin e Ministrisë së Shëndetësisë, specifikisht atë të Ilir Tolajt, i cili në kohën sa ishte në paraburgim, sipas saj kishte arritur të kishte casje në telefon mobil.

Po ashtu, ajo e ka përmendur një rast kur një zyrtarë i Eulex-it, po takohej me ndërmjetësuesit e Ilir Tolajt.

Sipas Bamieh, ata po takoheshin në “Villa Gërmia”, me qëllim që ta “zhduknin”, rastin.

“Po takoheshin në Villa Gërmia, mes gjyqtari Francesko dhe Shefes time. Në përgjime ata po i marrin informacione të rëndësishme dhe po përpiqeshin që ta zhduknin këtë rast. Dëshironin që gjyqtari Flori të ju garantoj atyre, dhe nëse do t’i garantonte se Tolaj do të lirohej dhe rasti do të ndalej”, ka deklaruar ajo.

Për rastin e Ilir Tolajt, Bamieh ka thënë se ende mund të zhvillohen hetimet, sepse sipas saj ajo ende i ka kopjet e përgjimeve, që i kishte siguruar vite më parë.

Bamieh, ka folur edhe për tentimin e zyrtarëve të Eulex-it, për ta frikësuar dhe për ta lënë në gjysmë hetimin që ajo kishte nisur, dhe përgjimet që i kishte t’i zhdukte.

Ajo ka treguar, se si ishin nisur hetimet ndaj saj, duke gjetur pretekste të ndryshme, një nga to edhe për një biletë parkingu.

Tutje ajo ka folur për edhe për Eulexin në vitin 2022, duke thënë se nuk sheh përparime në drejtësi dhe në sundim të ligjit.