Ishte dërguar në QKUK pa shenja jete, 50-vjeçari nga Kamenica rikthehet në jetë pas infarktit në zemër

50-vjeçari nga Kamenica ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit pas kishte pësuar sulm në zemër dhe ishte pranuar në spital pa vetëdije, pa puls pa reagime dhe pa frymëmarrje spontane. I njëjti ishte dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK.

Jetmir Sejdiu i cili është kardiolog në Kardiologjinë Invazive në QKUK, ka shkruar se pas gjashtë ditësh kujdes ndaj 50-vjeçarit, pacienti është liruar për në shtëpi.

Doktor Sejdiu tha se pacienti është në gjendje stabile shëndetësore.

Postimi i plotë:

Pafundësisht i lumtur, që pas gjashtë ditëve ta liroj në shtëpi, pacientin H. M (1973), i cili ishte pranuar pa shenja jete në spitalin e Gjilanit, si pasojë e #infarktit (sulmit masiv në 🫀), ku ishte reanimuar dhe ishte rikthyer në jetë.

Në atë gjendje të rëndë, pacienti transferohet në Kliniken e Kardiologjisë në QKUK.

Pacienti pranohet në klinikë, në gjendje të rëndë, me crregullime të ritmit. Menjëher futet në sallë, ku realizohet #koronarografia urgjente, e cila rezulton me mbyllje 100% te arteries kryesore të🫀(#LAD).

Hapet arteria me rezultat të shkëlqyeshëm.

Pas salles, pacienti 8 here bënë crregullim ritmi (fibrliacion ventrikular), që seriozisht i rrezikon jetën. Defibrilohet 8 here me elektroshok dhe ne fund arrihet te stabilizohet gjendja, pas rreth 2 orëve luftë për shpëtimin e jetës së pacientit.

Sot pacienti lirohet në shtëpi, në gjendje stabile shëndetësore duke u bashkuar me familjen e tij.

Falemnderit të gjithë ekipes bashkë, mjek dhe infermier, më të cilet arritem të bëjmë një punë fantastike🫡.

Këtë ndjenjë fantastike, nuk ta jep asnjë profesion tjetër përveç profesionit të mjekut! JS.