Ishulli grek paguan 500 euro në muaj për personat që do jetojnë në të

Një ishull në Greqi po mëton të paguajë 500 euro në muaj për të jetuar në të.

Jo vetëm kaq, por gjithashtu do u jepet banorëve të rinj një parcelë toke për të ndërtuar shtëpinë ose biznesin e tyre, transmeton lajmi.net.

Ishulli i Antikythera-s është duke kërkuar banorë të ri, pasi ishulli banohet vetëm nga 24 persona.

E vendosur në mes të Kretës dhe Kytirës, vendi është në largësi prej 45 minutash me aeroplan nga Athina.

Skema sponsorizohet nga Kisha Ortodokse Greke, e cila do të paguajë për tre vjet me radhë.

Për të mësuar më shumë se si të aplikoni, mund të drejtoheni në faqen e internetit të ishullit ose të telefononi në këshillin lokal në numrin +30 2736033004.