Halimi: Po e injorojmë faktin se po pranojmë çnjohje

Analisti politik, Fisnik Halimi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Kosova po e injoron faktin që njohjet po i ikin dhe se pozita e saj në botë po dobësohet.

“Kosova nuk ka vëmendjen e botës, dhe nuk është në qendër të botës sic mendojmë ne. Bota nuk na sheh më si viktima. Tani madje diku shihemi si agresorë ndaj qytetarëve që jetojnë brenda. E pamë që shtete si Japonia dhe Korea e Jugut nuk votuan pro neve në UNESCO. Mund të tërheqim paralele me një shtet sikur Palestina, edhe pse në asnjë mënyrë nuk do dëshiroja të bëja këtë paralele. Ata refuzuan disa oferta me radhë ndërsa tani janë në pozitë edhe më të keqe që ishin”, thotë ai.

“Profesori Latifi mund të pajtohet me mua këtu. Disa studentë refuzojnë nota të larta duke shpresuar më mirë ndërsa më vonë bien edhe më poshtë”/Express/