Aksident i rëndë në Vushtrri: Këmbësori goditet nga vetura

Një këmbësor është goditur nga vetura gjatë pasdites së sotme në Vushtrri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha që si pasojë e lëndimeve të marra, këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ky aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, në dalje të Vushtrrisë, rreth orës 18:00.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në dalje të Vushtrrisë. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një këmbësorë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara këmbësori është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Zahiti.