Islam Pacolli jep dorëheqje nga AKR

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca Kosova e Re, Islam Pacolli, ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se këtë vendim për dorëheqje e ka marrë për shkaqe personale.

“Ju njoftoj se për shkaqe personale jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha strukturat dhe funksionet në subjektin politik AKR”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka falënderuar kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin dhe votuesit e këtij subjekti për mbështetjen e ofruar.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Të nderuar miq, përkrahës dhe qytetarë,

Ju njoftoj se për shkaqe personale jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha strukturat dhe funksionet në subjektin politik AKR.

Familjes time,presidentit te AKR-së,z.Behgjet Pacolli, votuesve të nderuar të këtij subjekti politik dhe të gjithë mbështetësve të mi, ju jam mirënjohës dhe falënderues përjetësisht.

Me respekt