Ismaili: Kam mbështetjen e qytetarëve, jemi në rrugë drejt fitores në Prishtinë

Kandidati i PDK-së për kryetar të kryeqytetit, Uran Ismaili ka thënë se përvoja e tij, shkollimi, dhe karriera i dhanë një lloj avantazhi ndaj kandidatëve tjerë për të parin e kryeqytetit.

“Unë mendoj që përvoja ime, shkollimi im, karriera ime më dhanë një lloj avantazhi ndaj kandidatëve, pra kjo është unë qysh e shoh, dhe unë sado që jam kandidatë nuk them se do të fitojë, kështu apo ashtu, ajo që është e drejtë se unë kam një besim të plotë se çdo ditë e më shumë unë kam një përkrahje më të madhe, dhe më të madhe”, ka thënë Ismaili

Tutje Ismaili ka thënë se nga komunikim me qytetarët fitorja është e mundur, dhe se janë në rrugë drejtë fitores në Prishtinë.

“Fushata ime nuk është ajo që kam pas para dy muajve, sot kam një angazhim më ta madh nga të gjitha lagjet që besojnë që Urani e ka mundësin më na pru diçka në qytet, dhe mendoj se si kandidat ju kam treguar se jam në gjendje, e kam dinamiken e kam energjinë, ajo thirrja “ma gjallë, ma gjallë’ është pikërisht për këtë se qyteti nuk ka nevojë më qenë i demoralizuar, dhe a është e mundur?, gjithsesi është e mundur fitorja, unë mendoj se jemi në rrugë me shku drejt fitores, mendoj që unë jam kandidati që e kam mbështetjen e qytetarëve, mbështetje që njerëzit po ma dhanë në komunikim ” tha Ismaili në Politiko, në Kanal10.