Ismaili: Komuna duhet me kërku ndihmë nëse nuk ka kapacitet me menaxhu këtë situatë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK’së, Uran Ismaili, ka reaguar në lidhje me dëmet e shkaktuar në kryeqytet pas vërshimeve të sotme.

Ismaili, përmes një postimi në Facebook tha se nuk do të merret me kritika sepse pamjet flasin vetë, derisa shtoi se komuna duhet të kërkoj ndihmë nga të gjitha nëse nuk ka kapacitet të menaxhoj këtë situatë.

‘’ Shiu i sotëm ka dëmtu lagje të tëra në Prishtinë. Nuk po du me u marrë me kritikë sepse pamjet flasin vet. Por komuna duhet me kërku ndihmë nga të gjithë ne nëse nuk ka kapacitet me menaxhu këtë situatë. Kohëra të tilla kërkojnë bashkëpunim ma të madh mes Komunës dhe qytetarëve, sepse veç bashkë e ndreqim’’, shkroi Ismaili.

Ai shtoi se duhet t’u dilet në ndihmë bizneset dhe të gjithë atyre që janë prekur nga këto reshje.

Reagimi i plotë:

”Shiu i sotëm ka dëmtu lagje të tëra në Prishtinë. Nuk po du me u marrë me kritikë sepse pamjet flasin vet. Por komuna duhet me kërku ndihmë nga të gjithë ne nëse nuk ka kapacitet me menaxhu këtë situatë. Kohëra të tilla kërkojnë bashkëpunim ma të madh mes Komunës dhe qytetarëve, sepse veç bashkë e ndreqim. Familjet, bizneset dhe të gjithë ata që janë prekë prej reshjeve duhet me u ndihmu menjëherë dhe nga të gjithë.”